Ka bërë shumë përshtypje fakti që në kopertinën e prestigjiozes “The Economist”, për vitin 2016, ndodhej edhe një flamur shqiptar që mbahet nga një person.

Mësohet se personi në foto është Xhevat Lajçi, një shqiptar i lindur në Stamboll, ku është bërë edhe foto. Ai ka dalë në foto së bashku me një kushëririn e tij, teksa protestonin përpara konsullatës serbe në vitin 1998, kundër luftimeve që po zhvilloheshin në atë moment në Kosovë.

Në fakt në pankartën e kushëririt të tij shkruhej “Freedom for Kosovo”. Vetë autori nuk ka ditur ta shpjegojë se përse ka përfunduar në këtë kopertinë.

(m.k/VOA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb