Në mbrëmjen kur Lionel Mesi u kurorëzua për herë të pestë si lojtari më i mirë i vitit, shkëlqeu edhe e fejuara e tij, Antonela Rokuzo. E ulur në radhë të parë mes tre pretendentëve për “Topin e Artë”, e fejuara e Lionelit tregoi edhe një herë sa shumë ka ndryshuar pas ardhjes në Europë.

Ashtu siç bëri edhe vjet, ajo ishte veshur me një fustan të bardhë të shtëpisë së modës “Rosa Clará”. Argjentinasja vazhdon traditën, pasi po së njëjtës stiliste i besojnë “look”-un e tyre edhe bashkëshortet e disa lojtarëve të tjerë që kanë luajtur ose luajnë ende për Barcelonën.

Në biografi të e shumta që janë shkruar për Lionel Mesin kuptohet se “asi” është njohur me Antonelën që në moshën 10-vjeçare. Ashtu si i fejuari, edhe Antonela është shumë e rezervuar dhe nuk jep asnjëherë intervista. I vetmi kontakt i saj me publikun e gjerë është profili zyrtar që ka hapur në “Instagram”. Antonela është njëra prej tri vajzave të një sipërmarrësi argjentinas, i cili ka një rrjet supermarketesh në Rozario, qyteti ku ka lindur edhe Lionel Mesi. Ajo ka studiuar në një universitet shtetëror të Argjentinës përpara se të niste studimet për Odontologji dhe Shkenca Sociale. Në fund, ajo zgjodhi që të bëhej dietologe.

“La Negra”, ashtu siç e quajnë të afërmit, ka qenë gjimnaste për disa vite (7-13 vjeçe). 27-vjeçarja është fejuar me Mesin në vitin 2007. Çifti pozoi për herë të parë përballë gazetarëve 12 muaj më vonë. Ndërkohë që lidhjen mes tyre vetë Mesi e mbajti të fshehur deri në vitin 2009. “Kam një të dashur dhe është argjentinase”, ishte fraza e vetme që tregonte Mesi, kur e pyesnin për jetën private. Sot çifti ka sjellë në jetë dy fëmijë, Tiago (3 vjeç) dhe Mateo (5-muajsh).(panoramasport)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: