TIRANE – Faqja “Vipat e Bllokut” në Instagram shkaktoi një furtunë të vërtetë në radhët e artistëve, të cilët renden të kërcënonin administratorin e faqes në mënyrë që të zhdukte fotot që vërtetonin ndërhyrjet kirurgjikale për përmirësimin e pamjes.

Të gjithë u bënë kuriozë për të njohur administratorin e faqes “Vipat e Bllokut”, i cili është zbuluar vetë përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”. Ai është Arben Kasemi, një personazh jo fare i panjohur për publikun shqiptar, pasi ka qenë në qendër të vëmendjes si një ndër konkurrentët më të përfolur të realit show-t “Kafazi i Artë”, që transmetohej në “News24” disa vite më parë.

Arben Kasemi shkruan në “Facebook” se do të vazhdojë të demaskojë vipat, pavarësisht kërcënimeve që ka marrë.
“Meqë ra fjala, adresën Vipat e Bllokut 2015 në Instagram e kam pasur dhe do ta kem unë. Më vjen mirë që kam tronditur çdo gazetë dhe portal në internet. Do vazhdoj ta mbaj hapur dhe pse kërcënimet vazhdojnë, ju puth”- shkruan Beni.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: