Ministri i Mireqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi, njëherazi anëtar i kryesisë së Partisë Sociale, si dhe deputeti Ervin Bushati do përfaqësojnë forcën më të madhe politike në vend, në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të ri Amerikan Donald Trump.
Ministri Klosi dhe deputeti Bushati do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit të kreut të ri të shtetit amerikan, dhe në të gjitha ceremonitë pasuese protokallare të inagurimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Inaugurimi i Donald Trump si Presidenti i 45 i SHBA-së do të bëhet më 20 janar. Ceremonitë kryesore nisi në mëngjes herët në Shtëpinë e Bardhë dhe përfundojnë në qytetin e Uashington. Fjalimin e tij të parë Trump do ta mbajë në një platformë përballë Kapitolit që mban rreth 1600 të ftuar.
Disa prej inaugurimeve të Presidentëve janë mbajtur brenda Shtëpisë së Bardhë por sipas traditës moderne amerikane ato mbahen jashtë sipas legjislaturës amerikane.
(e.f/ BalkanWeb)