Miliarderi i njohur amerikan Warren Buffet së bashku me njeriun më të pasur të botës Bill Gates, i kanë dhënë jetë disa vjet më parë projektit “Giving Pledge”.

Një nismë që synon të anëtarësojë sa më shumë miliarderë nga gjithe bota, të cilët duan të japin shumicën e pasurisë së tyre për kauza bamirësie, si krijimi i vendeve të punës, kërkimet në shëndetësi, arsimi etj.

Ja lista e anëtarëve më të njohur të kësaj nisme.

1. Warren Buffet, i cili ka vendosur të japë në bamirësi 99% të dhjetra miliard USD që posedon. Deri tani ka falur 21.5 miliard dollarë.

2. Bill dhe Melinda Gates, kanë dhuruar deri tani 27 miliard dollarë për luftimin e sëmundjeve kryesisht në Afrikë.

3. Presidenti i shoqërisë indiane Wipro Azim Premji ka dhuruar deri tani 8 miliard dollarë për shkollën publike indiane.

4. Paul Allen, bashkëthemelues i Microsoft ka hyrë në Giving Pledge në 2010 dhe ka dhuruar deri tani 2 miliard dollarë për kërkimet shkencore dhe luftën kunder Ebolas.

5. Mark dhe Priscilla Zuckerberg, themeluesi i Facebook ka dhuruar deri tani 1.6 miliard dollarë në shëndetësi dhe arsim.

(d.d/Tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: