Makina e fundit që është përdorur nga agjenti i famshëm 007 është “Aston Martin DB10”, në filmin e fundit “Spectre”, të luajtur nga Daniel Craig.

Agjenti më i famshëm në botë, ndër vite ka përdorur makina të veçanta, kurse CNN ka publikuar makinat që janë përdorur në filmat e James Bondit, transmeton Koha.net.

“Spectre” është i filmi i 24 për James Bondin, kurse Daniel Craig luan për herë të katërt në këtë rol.

Në total makinat që janë përdorur për filmat e agjentit 007 arrijnë në vlerën e 33 milionë eurove, duke përfshirë edhe shtatë makina Aston Martin DB10, që është rekord i makinave të përdorura në një film të vetëm të 007.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: