Shpesh herë në mediat shqiptare ka pasur konfrontime mes personazheve publikë. Të tilla debate që kanë sjellë “largime” nga njëri apo tjetri emision, janë bërë lajm për rrjetet sociale. Personazhe mjaft të njohur si kryeministri Edi Rama, këngëtarja Rovena Stefa, analisti Artan Lame, si dhe moderatorja Fjori Dardha kanë pasur përplasje në media me gazetarë të njohur.

Të ftuarit kanë vendosur të mos jenë për një periudhë kohe pjesë e emisioneve të tyre po mesa duket nuk e kanë evituar dëshirën për t’u rikthyer sërish tek ata. Më poshtë do ju njohim me rastet e largimeve dhe rikthimeve më të bujshme në televizionet shqiptare.

Arian Çani me Edi Ramën
Pas kaq vitesh më në fund Arian Çani dhe Edi Rama mundën të ishin së bashku në studion e “Zonë e lirë”. Debatet mes tyre kanë filluar që nga koha kur Edi Rama ishte kryetar i bashkisë Tiranë, sa i përket pakënaqësive të Çanit ndaj punës së bërë nga institucioni dhe personalisht kryetari i tij. Çani, thuajse çdo emision të së premtes kishte për të thënë diçka kundër Ramës. Jo në pak situata ai preferonte të përdorte humor, duke vazhduar të tregonte se ishte i “zhgënjyer” me qeverisjen e atij, që pas një kohe të gjatë në bashki do ulej në karrigen e kryeministrit të vendit. Qe një kohë relativisht e gjatë që Edi Rama nuk shkonte te emisioni i Arian Çanit. Me përfundim të fushatës në qershor, kryeministri ishte i hapur për çdo studio televizive. Ky moment do shënonte dhe rikthimin e kryeministrit Rama te “Zonë e lirë” pas një pauze të gjatë dhe bëri bujë mesomuajin e qershorit.
auto_Aulona_Musta_Fatma_Rovena_Stefa1505761139
Aulona dhe Fatma me Rovena Stefën
Një nga sherret më të bujshme në showbizin shqiptar dhe që mbahet mend është ai mes këngëtares Rovena Stefa dhe gazetareve Aulona Musta e Fatma Halixhiu. Dyshja në fjalë, njëherësh edhe drejtueset e emisionit “Thumb”, kishin thumbuar dikur keq Rovenën, lidhur me klipin e këngës së saj “Malli”. Rovena aso kohe kishte publikuar një klip mjaft erotik, por i cili pati probleme me transmetimin e tij në “YouTube”, gjë që u komentua keq nga Aulona dhe Fatma në emisionin e tyre. Gjithçka kishte përfunduar me një padi nga Rovena, ndërsa më pas edhe një përballje televizive në “Zonë e Lirë”. U përfol se treshja pati edhe një përballje tjetër në ambientet e televizionit “Tv Klan”. Këngëtarja Stefa pohoi se ka pasur një debat rastësor, por që nuk ka dashur të komentojë shumë mbi të. “Ishte një debat që ndodhi papritur, por që nuk do doja të komentoja shumë mbi të”, ka thënë Rovena Stefa. Ndërkohë, bëhet me dije se këngëtarja do jetë e ftuar te emisioni i dy gazetareve të njohura. Hatërmbetjet mesa duket janë hedhur pas.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/09/23/ja-moderatoret-qe-lane-pas-hatermbetjet-dhe-bene-paqe-me-vip-at/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb