FRANCE – Disa prej njerëzve që ndodheshin në supermarketin Kasher në Paris, arritën t’i shpëtonin çmendurisë së pengmarrësit Amedy Coulibaly, duke u fshehur në dhomën frigoriferike të supermarketit. Mediat kanë publikuar disa fotografi, ku duken momentet e tmerrit që kaluan këta njerëz teksa qëndronin në temperatura nën zero.
Në një foto shihet një grua me një fëmijë të vogël të cilin përpiqet ta mbajë ngrohtë dhe ta qetësojë, me shpresën se tmerri do të marrë fund, ndërsa në një tjetër duket një vajzë që komunikon me mesazhe me të dashurit e saj, ndoshta e bindur se nuk do të arrijë t’i shohë më kurrë. Amedy Coulibaly mori peng 19 persona në supermarketin Kasher në Paris, më 9 janar, duke vrarë 4 prej tyre përpara se të qëllohej për vdekje nga policia.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb