Publikohet videoja e momentit të arrestimit të 26 anëtarëve të bandës më të madhe të kapur ndonjëherë në vend, për shpërndarjen e heroinës dhe kokainës.

Operacioni i koduar “Epilog”, u finalizua mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë, ndërsa arrestimet u bënë në Tiranë e Durrës
Policia ka arrestuar 25 persona pjesë e një grupi trafikantësh droge, që shpërndanin lëndë narkotike prej dy vitesh. Ndërsa pak orë pas finalizimit të këtij operacioni u arrestua një tjetër person, shtetasi Julian Bushati, duke e çuar numrin e të arrestuarve në 26. Policia bën me dije se ky pjestar i grupit u arrestua në Durrës. Mësohet se grupi kriminal mbahej nën vëzhgim nga policia prej 6 muajsh, ndërsa në momentin e arrestimit u gjetën 1 kg heroinë dhe 180 doza kokainë.

Sipas kreut të Policisë së Tiranë, Ervin Hodaj, droga e shpërndarë nga ky grup në dy vite kapte vlerën e 900 mijë eurove. Grupi përbëhej nga 35 veta, 26 të asrestuar, 5 në procedim si dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia e Tiranës në një deklaratë për shtyp thotë se ky ishte operacioni më i gjerë anti-drogë i kryer vitet e fundit në Shqipëri.

“Falë një pune të gjatë hetimore, është shkatërruar një ndër grupet më të strukturuara të shpërndarjes së narkotikëve, duke nisur nga Organizatorët, Koordinatorët dhe Shpërndarësit e drogave të forta në rrugët e kryeqytetit. Strukturat Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë zhvilluar operacionin e koduar “EPILOG” në drejtim të goditjes së veprimtarisë kriminale të shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetin e Tiranës. Si rezultat janë ndaluar, arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 35 persona, si anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar në shitjen e lëndëve të forta narkotike “Heroinë” dhe “Kokainë” , por jo vetëm, në zonat më frekuente të qytetit”,- sqaron policia.

“Ky operacion është finalizimi i një hetimi 6-mujor kryer nga Seksioni Kundër Narkotikëve në drejtimin e Prokurorisë ku është dokumentuar veprimtaria kriminale e një prej grupeve më të mëdha të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë. Nga hetimi ka rezultuar se ky grup kriminal ka vepruar në disa zona të Tiranës, si “Shkolla e Bashkuar”, rruga “5 Maji”, “Tirana e Re”, rruga “Fortuzi”, lagjia “Laprakë”, dhe zonë e ish-Bllokut. Për një periudhë 2 vjeçare mendohet se ky grup ka shpërndarë lëndë narkotike me vlerë tregu rreth 900 mijë euro”,- thuhet ndër të tjera në deklaratën e policisë.

Kështu, janë arrestuar 26 shtetas:

1. Halil Sallaku, 47 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë

2. Gëzim Demiri, 40 vjeç, lindur në Kavajë, dhe banues Tiranë

3. Sonila Dinoshi, 31 vjeç , lindur e banuese në Tiranë

4. Astrit Beka, 43 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

5. Alfred Naço, 50 vjeç, lindur në Lushnjë e banues në Tiranë

6. Toni Naço, 18 vjeç, lindur në Athinë banues në Tiranë

7. Spartak Piciri, 47 vjeç, lindur e banues në Tiranë, më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

8. Sali Sallaku, 20 vjeç, lindur në Krumë, Has e banues në Tiranë

9. Indrit Sallahu, 20 vjeç, lindur në Has, Krumë dhe banues në Tiranë

10. Rudolf Kallbaqi, 32 vjeç, lindur në Durrës e banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

11. Bledi Çarçani, 43 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

12. Dardan Jaku, 31 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë

13. Dardan Prengzi, 30 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Tiranë,

14. Atrias Çizmja, 20 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë

15. Alkan Markaj, 27 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

16. Evis Dalanaj, 38 vjeç, lindur në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.

17. Aurora Liço, 28 vjeç, lindur në Korçë dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”

18. Donard Belaj, 33 vjeç lindur dhe banues në Tiranë

19. Haki Belaj, 42 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

20. Eni Malaj, 26 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,

21. Igli Muhameti, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Armëmbajte pa leje”

22. Gentian Xhelili, lindur në Tepelenë dhe banues Tiranë

23. Elis Mali (Sefa), 35 vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Tiranë

24. Elsi Rroshi, 32 vjeç, lindur në Grmash dhe banues në Tiranë.

25. Aldo Leka, 23 vjeç, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë

26. Julian Bushati, arrestohet në Durrës

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb