Momenti kur Guerrilsat e Partizanit përzënë stafin italian, pas barazimit me Vllazninë. Ultrasit e kuq janë të pakënaqur me menaxhimin që i bëhet skuadrës dhe kanë shumë pakënaqësi me drejtuesit e lartë, si Sulejman Starova apo edhe përgatitësin atletik Xhanoti. Guerrils kanë përzënë edhe trajnerin Sormani, pasi e shohin përgjegjës kryesor për lojën joproduktive. Eshtë thirrur në kor emri i beniaminit Mentor Mazrekaj, që është lënë jashtë ekipit pikërisht pas përplasjeve me përgatitësin Xhanoti, një personazh që po fuqizohet shumë në klub për shkak se presidenti Demi e mban pranë. Pikërisht këto arsye kanë qenë shkaku për protestën e Ultras Guerrils, sektori i të cilëve në “Elbasan Arena” çuditërisht ishte zhveshur nga stolat nga drejtuesit e stadiumit, duke shënuar kështu dhe një rast të paprecedentë të trajtimit të tifozëve.
Protesta ka pasur si objektiv vetëm stafin dhe jo lojtarët e kuq, që janë duartrokitur nga Ultras Guerrils.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: