https://www.youtube.com/watch?v=yP2Fzi4jQ70#t=14

TIRANE – “Fytyra” e djeshme dhe ajo e sotmja e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur në një videoklip krahasues nga vetë Kryeministri Rama.

Në pjesën e parë të titulluar “Dje”, pasqyrohet gjendja e QSUT-së, në momentin kur u mor në dorëzim nga Qeveria Rama-Meta dhe në të dytën, gjendja e saj sot, me investimet e bëra kryesisht për shëndrrimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme.

Qeveria është kritikuar mjaft nga opozita për mungesën e ndryshimeve në sistemin shëndetësor. Rama nisi ta dëftejë ndryshimin duke nisur nga ndërtesat e qendrës më të madhe spitalore të vendit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: