TIRANE – Të gjithë e dimë që sa më shumë ngjyrë të ketë një perime, aq më e shëndetshme është por kjo nuk vlen për lulelakrën. Është e vërtetë që lulelakrës i mungojnë disa komponentë si klorofila, që është prezente tek pjesa më e madhe e perimeve. Por nëse gatuhet mire, (psh, e zierë apo në avull), ajo përmban shumë elementë ushqyese, madje ndonjëherë më shumë se perimet e tjera.

Lufton kancerin
Lulelakra lufton kancerin, pasi përban sasi të lartë sulforaphane dhe indole-3-carbinol (I3C), dy elementë që kanë veti anti-kancerogjene.

Përmirëson shëndetin e veshkave dhe të sistemit kardiovaskular
Sipas studimeve të publikuara në revistën “American Journal” për hipertensionin në shkurtin e vitit 2012 u zbulua se sulforaphane normalizon gjithashtu shëndetin e veshkave si dhe ul ndjeshëm tensionin e gjakut.

Bën mirë për tretjen e ushqimeve
Një filxhan me lulelakër të zier përmban 12% të kërkesës ditore për fibra, të cilat pastrojnë zorrët. Përbërësit tek lulelakra mbrojnë stomakun nga prekja me bakterin shkatërrues Helicobacter pylori, i cili rri rrezikun për ulcer dhe kancer.

Burim i mirë i vitaminës C
Një filxhan me lulelakër përmbush 100% të kërkesës ditore për vitaminë C. Një antioksidant i domosdoshëm vitamina C, ndihmon në mbrojtjen kundër radikaleve të lira, si dhe na ndihmon në prodhimin e kolagjenit.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: