Nëse keni menduar se keni të drejtë të bllokoni çdo person në Facebook, po gaboheni. Themeluesin e Facebook, Mark Zuckerberg askush nuk mund ta bllokojë.

Në fakt, nëse ndonjë person përpiqet të bllokojë llogarinë e Zuckerbergut, do të marrin një njoftim ku shkruan “provoni sërish pas disa minutash”.

Natyrisht, ekziston edhe linku ku mund të klikoni nëse mendoni se keni marrë mesazhin e gabuar, por besohet se askush nuk ka guxim që shefin e tij ta bllokojë.

Nuk është sekret që ka njerëz, të cilët nuk pajtohen me punën e ‘babait’ të Facebook-ut, por si duket ai i është frikësuar faktit se çfarë do të ndodhte me reputacionin e tij, nëse do të publikohej lajmi se i është bllokuar llogaria në rrjetin social që e ka krijuar vetë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb