Përveç pilotit 28-vjeçar Andreas Lubitz që dyshohet se rrëzoi aeroplanin e GermanWings, duke sjellë aksidentin e rëndë ajror me 149 viktima të tjera ka pasur edhe  pilotë dhe njerëz të tjerë që kanë rrëzuar aeroplanë në kohë të ndryshme, jo për qëllime terroriste. Ja kush janë ata:

1964: Pacific Air Lines Flight 773

Duke qenë në depresion të thellë nga problemet martesore dhe financiare, pasagjeri 27 vjeçar Francisco Paula Gonzales, vrau të dy, pilotin dhe ndihmës-pilotin, më 7 maj, duke shkaktuar rrëzimin e aeroplanit që vrau 44 persona.

1994: Royal Air Maroc Flight 630

Younes Khayati me qëllim ndryshoi autopilotin e aeroplanit më 21 gusht 1994, në aeroplanin që po udhëtonte nga Agadir–Al Massira Airport në Morocco. Në mesin e 40 pasagjerëve të vrarë ishin edhe vëllai i Princit të Kuvajtit Sheik Ahmed al-Mahmoud al-Jabir al-Sabah, si dhe Ministri i Mbrojtjes së Kuvajtit bashkë me gruan e tij.

1997: SilkAir Flight 185

Aeroplani besohet se u rrëzua nga kapiteni Tsu Way Ming, i cili besohet se kishte probleme financiare. U vranë 185 persona, derisa SilkAir u detyrua tu paguante nga 100,000 dollarë kompensim familjeve për secilën viktimë.

1999: EgyptAir Flight 990

217 pasagjerët gjetën vdekjen kur Boeing 767-366ER u rrëzua derisa po fluturonte nga Los Angeles në Kajro. Shkaqet e tragjedisë janë të diskutueshme por piloti Gamal al-Batouti u dëgjua të thoshte ‘Unë besoj në Zot’.

2013: Mozambique Airlines Flight 470

Aeroplani u rrëzua derisa po fluturonte për në Angolë nga Mozambiku më 29 nëntor 2013. 27 pasagjerët dhe 6 anëtarët e bordit vdiqën kur kapiteni Herminio dos Santos Fernandes kishte ‘synim të qartë’ për të rrëzuar aeroplanin duke ndryshuar të dhënat te autopiloti kur ndihmës-piloti ishte jashtë kabinës së pilotëve.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: