TIRANE

Në këtë 20-vjetor, Kënga Magjike do të jetë një garë e fortë dhe për këtë nuk ka më asnjë pikë dyshimi. Emrat më në zë të muzikës së lehtë, balada të forta e këngë alternative të cilat vijnë enkas për një përvjetor jubilar, kanë nisur të fitojnë zemrat e publikut javë pas jave.

Robert Aliaj

Pas kësaj të diele, kur garës iu bashkuan edhe Fifi & Mc Kresha, Rozana Radi, Kejsi Tola, Venera Lumani, Klajdi Haruni e shumë artistë të tjerë, pritet që ‘të fortët’ të vijojnë edhe gjatë javës së fundit. Ndërsa dyshimet për një rikthim të mundshëm vazhdojnë, vetë ai nuk preferon ta konfirmojë, edhe pse të gjitha sinjalet janë dhënë tashmë. Në Kënga Magjike, këtë vit edhe Robert Aliaj?

Lajmet që nisën të qarkullojnë një ditë më parë, sonte morën një përgjigje akoma jo konkrete, por dyshuese. Pyetjes së drejtpërdrejtë të Alketës për Robertin: “Ti Robert do të marrësh pjesë në Këngën Magjike dhe nuk na ke thënë gjë?”, Roberti nuk preferoi t’i japë një përgjigje konfirmuese: “Nuk e di, dini gjë ju?” – tha ai me të qeshur, por pasi Alketa i uroi suksese, ai tha: “Faleminderit Alketa, je dashamirëse, si gjithmonë…” shruan Class.

Mos ndoshta Roberti po e ruan deri në fund surprizën dhe me qëllim nuk do të japë një përgjigje konkrete veçse nga skena e Këngës Magjike këtë të diel? Akoma të pakonfirmuara mbeten burimet pranë festivalit, por qëllimi duket qartë: Roberti nuk do të tregojë derisa të shfaqet në skenë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb