Kur prisni pa dashje gishtin, proteinat në gjak bashkohen me qelizat e gjakut për të shkaktuar mpiksje, që janë masa të trasha të indeve të
gjakut që ndihmojnë në ndalimin e rrjedhjes së gjakut. Këto mpiksje janë të rëndësishme – pa to, do të kishit gjakrrjedhje deri në vdekje.
Por, ka raste kur mpiksjet e gjakut formohen edhe kur trupi nuk ka nevojë që të shërojë një plagë. Në këtë moment ata bëhen të
rrezikshme, sidomos nëse zhvillohen brenda venave, shkruan shendeti.
Këto lloje të mpiksjeve quhen trombozat e venave të thella, që mund të përhapen në pjesë të tjera të trupit dhe bëhet vdekjeprurëse. Ja
çfarë duhet të dini rreth trombozës së venave të thella, si t’i identifikoni dhe çfarë duhet të mendoni nëse keni mpiksje të gjakut.
Si formohet mpiksja e gjakut?
Edhe pse mpiksja e gjakut është më e zakonshme tek të moshuarit, mund t’i ndodh çdokujt që ka disa faktorë rreziku, madje edhe tek të
rinjtë. Mund të përjetoni tromboza të venave të thella nëse jeni mbipeshë, pini duhan dhe keni një histori gjenetike të mpiksjes së gjakut në
familje.
Nëse jeni të predispozuar gjenetikisht, keni probleme me rrjedhjen e gjakut (qëndroni ulur për një kohë të gjatë ose keni përjetuar një lloj
traume apo plagosje) rrezikoheni nga mpiksja e gjakut. Edhe nëse jeni atletë, mund të jeni në rrezik për trombozat e venave të thella nëse
jeni plagosur së fundi, jeni të dehidratuar ose keni udhëtuar për një distancë të gjatë.
Këto përvoja mund të inflamojnë ose irritojnë pjesën e brendshme të venave, duke shkaktuar kështu mpiksje të gjakut, që janë më të
zakonshme në këmbë.
Pse janë të rrezikshme?
Trombozat e venave të thella mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme, pasi mund të çojnë në gjendje rrezikuese për jetën, si embolizmi
pulmonar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: