Para dy ditesh kjo foto faktonte uratën që merrte kryeministri nga një e moshuar e përmbytur. Pas dy ditësh nga takimi, nënia vendosi të sqaronte bisedën me një status në Facebook. Sipas saj, kryeministri u afrua kur pa plackat e nderura në diell dhe e pyeti për cmimin.

“Nuk po i shes, po i thaj”, u përgjigj plaka, në fillim e habitur për interesin e kryeministrit, por më pas, e pushtuar nga shpirti i Rilindjes i hodhi një shifër që e gjeti të papërgatitur Ramën.

“Shumë shtrenjtë moj nënë, ja ta provoj pak kolltukun”. Ndërsa Rama ulej po i kujtonte se bashkëshortja e tij vetë kishte thënë në televizon se po përdornin materiale të varfra për shtëpinë. “Të varfra mire, por të lira nuk e besoj”, insistoi plaka.
Pas këtij argumenti, Rama nxorri një leter, kredi, shkruajti shumën e kërkuar dhe u largua me plackat e thara dhe me uratën e plakës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: