Vizita e eurodeputetëve të Parlamentit Europian në Shqipëri për të diskutuar me palët mbi krizën politike që po kalon vendi është komentuar sot në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News nga analistët, Fatos Lubonja, Andi Bushati e gazetarët Mentor Nazarko, Enton Abilekaj e Ilir Babaramo.

Deklaratat e bëra sot në Tiranë sipas tyre nga eurodeputetët nuk duhen marrë shumë seriozisht pasi nuk janë të ndershme.

Fatos Lubonja: Thelbi i konfliktit është pikërisht kjo. Unë ndoqa deklaratat e tyre, ata thonë ju jeni afër integrimit. Unë mendoj se nuk kemi bërë hapa para, po shkojmë drejt një autokracie, drejtimit nga një forcë e vetme që s’ka ndodhur në këto 20 vite. Po të ishin vërtet objektiv ata, pra të shihnin realitetin e shqiptarëve dhe të mos kishin interesa korruptive do thoshin kjo është një situatë që nuk mund të pranoheni në BE, kur të del opozita nga Parlamenti nuk ka si të ndodhë ndryshe.

Andi Bushati: Ky është rangu më i ulët europian që vjen në Shqipëri. Kur ishte kriza e çadrës u mor vetë Merkel, erdhi Mc Allister, këta janë skalioni i parë, thanë gjëra të forta por s’duhen marrë seriozisht. Këta janë në sintoni me gjithë qëndrimin që po mban komuniteti europian. I vënë kryqin dy nismave të opozitës: Jo zgjedhje të parakohshme dhe jo bojkot. Ky është problemi kur je i dobët dhe s’ke pushtet, ti ha goditjen e parë. Ke shembullin që Arvizu ju tha burrë shteti njërit dhe yll në ngjitje tjetrit, për Bashën dhe Berishën pasi ndodhi 21 janari. Prandaj them që ti marrim si arbitra të ndershëm këtë s;duhet ta mendojmë.

Mentor Nazarko: Jam dakord me protestën e opozitës edhe që duhet një qeveri me bazë të gjerë sepse objektivi i integrimit është strategjik, i rëndësishëm, por të prishesh me ndërkombëtarët se s’po flasin me gjuhën e opozitës mua s’më duket logjike.

Ilir Babaramo: Ndërkombëtarët sot janë thjesht një vektor. Situata është e ngjashme me vitin 1996 kur drejtonte Sali Berisha.

Enton Abilekaj: Për opozitën e tanishme s’ka pasur ndonjëherë akuza për celulë antiamerikane, ka ndodhur në 2010 kur në opozitë ishte Rama. Deklaratat janë bërë nga ambasadori Arvizu. Këta eurodeputetët sado të ashpër me fjalë rezultoi që ishin të pa informuar fare, nuk e dinin ekzistencën e dosjes 339.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb