ZVICER- Ministri zviceran i Mbrojtjes, Guy Parmellin Tages Anzeiger deklaroi se nëse situata në Kosovë përkeqësohet, qytetarët kosovarë mund të strehohen tek familjarët e tyre në Zvicër. “Ndonëse situata në Kosovë është përmirësuar, ajo ende nuk është stabël.

Ne në Zvicër kemi një komunitet të madh kosovar. Në rast se situata në Kosovë sërish do të përkeqësohej, ne duhet të llogarisim me atë se shumë njerëz do të iknin nga Kosova dhe të gjenin strehë te të afërmit e tyre në Zvicër. Kjo nuk do të ishte në interesin tonë” theksoi ai. Ministri iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarit se përse ai këmbëngul për mbajtjen e Swisscoy-t, misionit ushtarak të Zvicrës në Kosovë në kohën kur partia nga e cila vjen (SVP/UDC) është kategorikisht për tërheqjen nga Kosova, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë Parmellin ka bërë atë që deri më tani nuk është bërë nga viti 1999 kur ka filluar misioni: ka planifikuar uljen e numrit të personelit atje, nga 235 sa janë tash në 165 që do të jetë në vitin 2020. Po ashtu ai në këtë intervistë ka thënë se krahas zvogëlimit të numrit, ky mision me kohë do të ketë një përbërje më shumë civile se sa ushtarake.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: