TIRANE- Arritja e kuqezinjve në Europian ishte diçka e rrallë që meritonte gjithashtu edhe një shpërblim të majmë. Pas triumfit në Jerevan, ishin eksponentët e lartë të institucionit të futbollit në vend që konfirmuan se kualifikimi do të shoqërohej me një shpërblim të konsiderueshëm.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe vendimin e plotë të Komitetit Ekzekutiv në lidhje me përllogaritjen e shpërblimit për ekipin kombëtar, si dhe shumën përfundimtare që do të ndajnë heronjtë kuqezinj për arritjen në Francë. Federata ka shtuar premion në afërsisht 3 milionë euro, ndryshe nga sa ishte mësuar më parë që u deklarua se shpërblimi do të ishte 2 milionë euro.

Në mbledhjen e fundit të tij, KE ka vendosur edhe shpërblimin për çdo futbollist për kualifikimin. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se bëhet fjalë për një përllogaritje të 23 futbollistëve, aq sa është numri i ekipit të federuar edhe për në kompeticionin e rëndësishëm.

Shuma që i korrespondon çdo lojtari është 102 mijë euro. Sipas përllogaritjeve, bëhet fjalë për 2346 mijë euro (neto) që do të shpërndahen për lojtarët e Kombëtares dhe stafin. Kësaj shifre, duke i shtuar edhe përqindjen e nevojshme për “TVSH”­në, shifra e përgjithshme që është miratuar nga KE dhe që do të dalë nga arkat e Federatës Shqiptare të Futbollit, shkon në rreth 3 milionë euro.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: