Shtetasit e vendeve të BE-së shpenzojnë më shumë se 27 miliardë dollarë në vit për drogë, kurse një për qind e të rriturve përdorin marihuanë pothuajse çdo ditë, thuhet në një sondazh të BE-së të publikuar sot.
Në tregun e drogave më i pranishmja dhe më e kërkuara është kanabisi, nga e cila fitohet rreth 10.6 miliardë dollarë në vit, derisa e dyta rendit heroina, me të cilën fitohen 7.7 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.
Në raport, gjithashtu theksohet se tregtia e drogës mund të konsiderohet “dera drejt radikalizmit”, pasi ata që dënohen me burg për shkak të narkotikëve pranojnë pikëpamjet radikale politike.
Shefi i Europolit, Rob Weinwright, ka deklaruar se megjithatë nuk ekziston kurrfarë dëshmie se ekziston ndonjë lidhje e drejtpërdrejt e trafikut të drogës me sulmet e ekstremistëve.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb