Mjeku Flamur Topi këshilloi të gjithë qytetarët që të zbatojnë me përpikmëri masat e marra nga qeveria kundër COVID-19.

Duke folur në një lidhje me “Skype” në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Topi iu bëri thirrje qytetarëve të dezinfektojnë sa më shpesh celularin e tyre, pasi është elementi më i pisët.

“Të gjithë shqiptarët duhet të zbatojnë vendimet e qeverisë, të gjithë pa përjashtim, të qëndrojnë në shtëpi. Të respektojnë një më një kushtet e qëndrimit në shtëpi. Në shumë këshilla nuk shoh asnjë për qëndrimin tonë më të kujdesshëm ndaj celularëve. Nëse ka objekt më të pisët, është pukërisht celulari.

Është më i pisët se leku. Herë pas herë duhet dezinfektuar celulari. Tjetër, përpiquni të ruani rezistencën tuaj, ushqehuni mirë, merrni lëngje, vitaminë C në formë kokrre. Nëse rrisni rezistencën tuaj, mund t’i bëni ballë kësaj epidemie. Duhet të flejnë mirë, sepse gjumi I mirë është bazë e një rezistence të forte”, tha mjeku.

A keni një parashikim sa mund të zgjasë kjo situatë?
SARS-i mund të na shërbejë, nisi në nëntor dhe u mbyll në korrik. Tani ka filluar më vonë dhe kjo është më e favorshme. E vetmja shpresë është që ky virus t’i ngjasojë SARS. Shpresat janë të mëdha që me ngrohjen e kohës, nëse ai nuk zhduket, të tkurret. Ky virus “fatmirësisht” u tregua i mirë me fëmijët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb