Tifozët serbë nuk e kanë të lejuar të shkojnë në Elbasan, për ta ndjekur ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

Mirëpo, kjo nuk nënkupton se në stadiumin ‘Elbasan Arena’ nuk do të ketë serbë, shkruan Zëri. Madje, në bazë të informatave, do të jenë 8­100 serbë që do të jenë pjesë e ndeshjes më të rëndësishme të Kuqezinjve në këto eliminatore.

Në këtë ‘thes’ hyjnë përfaqësuesit e Federatës Serbe të Futbollit, përfaqësuesit e Kombëtares serbe, stafi teknik i Përfaqësueses, futbollistët, përfaqësuesit e vendit serb (mbi të gjitha politikanët), si dhe gazetarët e mediumeve të ndryshme serbe.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb