Ilaçet, për aq kohë sa janë të reja dhe të fuqishme, e bëjnë mirë punën e tyre por me kalimin e kohës humbasin efektshmërinë e tyre. Dhe kjo i lë pacientët pa trajtim. Një studim i Departamentit të Onkologjisë në Institutin Europian, ka zbuluar se pse ndodh kjo kur trajtohen pacientët me kancer në veshka me një antitrup të quajtur Sunitnib, dhe e kanë publikuar punën e tyre në të përditshmen Journal of Clinical Investigations. Madje, kanë identifikuar një substancë që mund të minojë revizstencën.

“Për fat të keq edhe ilaçet më aktive në një fazë të parë, më pas reshtin së qëni të tilla sepse tumoret shpikin mekanizma rezistente që i shmangen veprimit të ilaçeve dhe rifillojnë rritjen e tyre të pakontrolluar,” shpjegon Saverio Minucci, koordinator i studimit të Programit të Ilaçeve të Reja në Institutin Europian të Onkologjisë.

Në përgjithësi, rezistenca e ilaçit zhvillohet gjatë disa muajve, ose në rastet më të mira pas disa viteve të fillimit të trajtimit, por ka dhe raste ekstreme kur tumori është rezistent që në fillim. Për këtë kërkimi i ilaçeve biologjike duhet me siguri të shoqërohem me kërkim të molekulave të reja, por edhe të gjejë mënyrën për të reduktuar zhvillimin e fenomenit të rezistencës, për të marrë maksimumin e mundshëm të efikasitetit të medikamenteve që kemi në disponim.

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: