TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përëzuar kandidatin e PD, kreun e Forumit Rinor të Partisë Dmeokratike Belind Këlliçi pas publikimit të pamjeve dhe akuzave për blerje votash në Vaqarr nga Partia Socialiste.

Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se as frikësimi dhe as blerja me zarfe dhe ushqime nuk e ndal triumfin e demokracisë dhe sovranit më 25 prill, duke këshilluar qytetarët të mbajnë shënim çdo emër dhe të dokumentojnë me foto dhe video cilindo.

“E përgëzoj kandidatin Belind Këlliçi për kapjen në flagrancë të “rilindasve” të Vaqarrit, me ushqime dhe zarfa elektorale. Opozita duhet të organizohet në mënyrën më të mirë për të parandaluar këto fenomene kriminale elektorale nga të cilat Kryerilindasi nuk shkëputet dot.
As frikësimi dhe as blerja me zarfa dhe ushqime nuk e ndal Triumfin e Demokracisë dhe Sovranit më 25 Prill! Tolerancë zero për krimet zgjedhore!
Ligj special për të përjashtuar përgjithmonë nga administrata vendore dhe qendrore zyrtarët, që konsumojnë krimet zgjedhore.
Mbani shënim çdo emër dhe dokumentoni me foto dhe video cilindo! ??”, deklaron Meta.

Meta Ok
Meta Ok

Kandidati i PD në Tiranë Belind Këlliçi deklaron në video se po shpërndahen ndihma për qytetarët në këmbim të votave duke akuzuar me emra konkretë.

“Pas një debati që kemi pasur mbrëmë, kemi ndaluar mbrëmë rreth orës 12 e gjysmë të natës në Mënik kryetarin e njësisë administrative të Pezës që bënte fushatë në mes të natës, sot është ora 17:35 jemi këtu në komunën e Vaqarrit, ku kjo makinë tip “Skoda” me targa AA 043 EC është kapur duke shpërndarë ndihma. Kjo makinë është e komunës Vaqarr. Këtu ka qenë djali i xhaxhait të komunës Vaqarr Gentian Myrto, banditit të hajdutit të pronave që do dëgjoni shumë shpejt edhe për të. Këtu ka një procesverbal për ushqimet që janë dhënë nga kateringu, aty është fletëpalosja e PS. Aty ka zarf të mbyllur, ne po presim që të vijë edhe prokurori i gatshëm. Sapo kam komunikuar, këta janë banorë të zonës që kanë sinjalizuar vetë se këtu po shpërndahen ndihma. Kam kontaktuar me shefin e komisariatit numër 6 Ardit Elmazi për ta njoftuar për këtë shkelje ditën për diell. E kam kërkuar që të sjellë prokurorin e gatshëm këtu në zonë. Personat që janë kapur kanë mbyllur makinën, kanë ikur nga ajo banesë dhe nuk dihet ku janë. Forcat e policisë së Shtetit janë prezentë, ndërkohë që jemi në pritje të Prokurorit të gatshëm dhe sqarimit të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Kemi ditë të tëra që kemi sinjalizime për shpërndarjen të ndihmave, për asfaltin elektoral, për të vetmen ofertë që Rilindja me në krye kriminelin që ka larguar 500 mijë shqiptarë Edi Rama i çon qytetarëve nëpër shtëpia. Kjo ofertë i ka lënë qytetarët pa bukë, i ka varfëruar dhe qesja me ndihma duhet refuzuar dhe përbuzur. Në këtë betejë nuk jemi as për Edi Ramën, as për Lulzim Bashën, por për qytetarët”, deklaron ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb