KOSOVË- Ky është shtetasi kosovar që sulmoi në avion stjuardesën, pasi kjo e fundit i vonoi ushqimin që kishte porositur. Mediat kosovare kanë siguruar pamje gjatë shoqërimit nga policia italiane, ndërsa duken qartazi ovacionet e pasagjerëve pro ndalimit të tij. Ngjarja u regjistrua në avionin e “EasyJet”, i fluturimit Gjenevë–Prishtinë. Sipas dëshmitareve pasagjeri e ka goditur një stjuardesë, për shkak se i kishte vonuar një sandwic. Të tjerë pasagjerë kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën e pasagjerit. Si pasojë kapiteni ka bërë një ulje emergjente në Romë, duke ndërprerë rrugën në gjysmë. Stjuardesa ka marrë lëndime dhe i janë thyer syzet. Kosovari është ndaluar në Aeroportin e Romës, por pasi është dëgjuar nga Policia është liruar. Kompania ka dërguar një tjetër avion nga Bazeli për t’i marrë 180 udhëtarët të cilët kanë mbërritur në Prishtinë pak para orës 20:00.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb