Harry dhe Meghan, janë gati për jetën e re në Kanada dhe janë në kërkim të çerdhes perfekte të dashurisë. Të gjesh një shtëpi të përshtatshme për ta nuk është aspak e lehtë, por asgjë nuk është e pamundur për Dukët e Sussex.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Duket që ata i kanë hedhur sytë tek një shtëpi, 640 metra katrorë, e ndarë në 4 kate, 6 dhoma gjumi, 5 tualete, një suitë për mysafirët, një sallon super i madh dhe një panorame e mrekullueshme me pamje nga oqeani.

Cmimi? Bëhet fjalë për 35,6 milion dollarë. Sipas The Sun çifti është gati për ta blerë shtëpinë e një mijë e një netëve në zemër të Golden Miles, në Vancouver.

Vila ka vetrata të mëdha prej xhami, që kanë pamje direkt në oqean. Kopshti i madh do të jetë perfekt për të voglin Archie në ajër të pastër, dhe larg nga sytë kuriozë, i zhytur në atë normalitet që për të e dëshirojnë shumë prindërit e tij.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb