PSG ka arritur të shpallet kampion 8-të javë përpara përfundimit të kampionatit, një rekord absolut ky. Festa dhe gëzimi për titullin e 4-ët radhazi ka zgjatur shumë pak në shtëpinë e PSG.

Vëmendja ka qenë e përqendruar në të ardhmen e futbollistit emblemë të kësaj skuadre Zllatan Ibrahimovic i cili ka shpjeguar: “I dua tifozët dhe ambientin këtu, ndihem shumë mirë. Për momentin që flasim sezonin e ardhshëm nuk do të jem më këtu. Kam ende një muaj e gjysmë kontratë, nuk e di se çfarë do të ndodh sezonin e ardhshëm, por për momentin nuk mendojë se do të jem këtu”.

Në fund Ibra bën dhe shaka duke vendosur një kusht për të qëndruar tek në Paris: “Nuk mendojë se dëshirojnë të zëvendësojnë kullën Eiffel me statujën time. Mendoj se as drejtuesit e klubit mund ta bëjnë diçka të tillë, por nëse e bëjnë, qëndroj”.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb