TIRANE – Shtatë studio arkitekture prezantuan sot projektet e tyre për “Parkun e Besimit”, që do të krijohet në Tiranë me në qendër Piramidën.

Qëllimi kryesor i këtij konkursi është përfitimi i projekt-ideve që do të transformojnë hapësirat lineare të hapura, si dhe xhepa të tjerë të gjelbër përgjatë bulevardit, në pasqyrime që simbolizojnë vlerat kulturore më fisnike, që shqiptarët transmetojnë nëpërmjet besimit.

Qendra e “Parkut të Besimit” në Tiranë do të jetë hapësira publike që mbështjell “Piramidën”, me vetë ‘Piramidën’ si pikënisje dhe destinacion.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: