Një foto e vjetër është shpërndarë kohet e fundit në rrjetet sociale, ku Elon Musk dhe Jeff Bezos kanë darkuar së bashku për të folur mbi planet e hapësirës. NDTV shkruan se fotoja është bërë në 2004-ën, ku dy njerëzit më të pasur në botë, nuk ishin rivalë për pasurinë e tyre.

Musk dhe Bezos gjatë asaj kohe janë takuar për të folur mbi synimet e tyre për hapësirën. Të dy këta kanë kompani që merren me studimin e hapësirës, ku Blue Origin e Bezos dhe SpaceX e Musk janë rivale me njëra-tjetrën.

“Unë në fakt bëra çmos për të dhënë këshilla të mira, të cilat ai kryesisht i injoroi,” tha Elon Musk pas takimit. Ndërkohë që kur kjo foto është shpërndarë masivisht në Twitter, Musk është shprehur se kanë kaluar shumë kohë që nga kjo foto.

“Uau, vështirë të besohet se ishte 17 vjet më parë!”, komentoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb