Pas një barazimi të ardhur në ndeshjen e fundit të vitit 2022 kundër Everton-it në kampionat, Manchester City po përgatitet ta nisë vitin 2023 me këmbën e duhur.

Nga faqja zyrtare e Qytetarëve kanë ardhur deklarata interesante nga ana e trajnerit Pep Guardiola në lidhje me disa “teknika” që ai përdor për të zgjedhur nga ndeshja në ndeshje, formacionin titullar më të mirë.

“Natyrisht e dimë se do të jenë 11 lojtarë në fushë në fillimin e ndeshjes. Nuk mund të aktivizojmë 13 futbollistë”, ka thënë ish-trajneri i Barcelona-s. “Është e vështirë për mua të zgjedh çdo herë. Gjithsesi, një nga lojtarë e mëdhenj nuk do të luajë. Kohët e fundit, ndoshta pikërisht sepse po plakem, i kushtoj fillimisht vëmendje gjuhës së trupit në stërvitje.

“Ndonjëherë i zgjedh lojtarët në bazë të gjendjes së tyre shpirtërore dhe momentit. Ky faktor është një nga më të rëndësishmit për zgjedhjen e formacionit titullar. Herë të tjera gjuha e trupit nuk është e mirë dhe kjo i komplikon gjërat” – deklaroi Guardiola.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb