Në kulmin e ndërtimeve në vitet 1930 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për cdo gradacelë 1 milionë dollarëshe do të kishte dhe viktima. Kanë qenë vite të vështira, ku baronët e industrisë së ndërtimit bënin gara se kush të ndërtonte kullën më të lartë, por harronin se punëtorët punonin në kushte të vështira, ku mungonte dhe siguria më minimale. Pa litarë mbajtës, pa asnjë mbrojtje në trup, këto foto dëshmojnë sesi punonjësit e gradacelave i qeshnin cdo ditë në fytyrë vdekjes. Janë foto të mahnitshme ku përvec orarit të punës, punëtorët e ndërtimit sajonin momente nga më të këndshmet, si ‘një drekë në hotelin me 5 yje’, ‘cirkun e diellit’, ndeshje me shpata si shekuj më parë. E të gjitha këto ndodhnin qindra e qindra metra lartësi.

(d.b/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: