Gazetari i Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi ka publikuar sot një fotografi të hershme të kryeqytetit, në zonën mes Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transporteve, aty ku ndodhet sot bunkeri tashmë i prishur në protestën e fundit të opozitës.

“Tirana në vitin 1917. Fotoja është marrë nga hapësira mes ministrive, aty ku sot ngrihet bunkeri. Qyteti nuk kishte argëtime të zhurmshme përveç Bajramit të Madh dhe ndonjë synetllëku që zgjaste disa ditë me këngë e dajre”, shkruan Ikonomi në profilin e tij në Facebook.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: