Shumë prindër kanë shprehur shqetësim ndaj orëve të gjata që fëmijët e tyre kalojnë para kompjuterit. Këto shqetësime variojnë që nga humbja e kohës e deri tek ato më të rrezikshmet. Njohja e personave dashakeq, komunikimi i lirshëm më të panjohur etj. Mundësia e një njohje jo të këndshme apo problematike është ne rritje ditët e sotme. Rrjetet sociale, chat-e të ndryshme që mundësojnë komunikim të menjëhershëm me këdo. Prindërit e lejojnë përdorimin e kompjuterit tek fëmijët për të mësuar, dhe për këtë kompjuteri e interneti është një vegël fantastike. Por shpesh ky qëllim anashkalohet dhe kthehet në zbavitje e cila shkakton humbje kohe dhe ndonjëherë eksperienca të rrezikshme.

Ky shqetësim është me vend. Shumë prindër nuk dinë si të monitorojnë aktivitetin e fëmijëve tyre në internet. Ka disa mënyra në fakt. Njëra prej tyre dhe më e efektshmja është instalimi i një programi që quhet KEYLOGGER. Keylogger-i regjistron çdo gjë që është shkruar në tastiere dhe e ruan si tekst, të cilin ju mund ta shihni më vonë. Këtë punë bën një keylogger normal, por Spyrix keyloggerbën akoma më shume. Ai bën screenshots (fotografi ekranit) çdo minut apo sa herë ta caktoni ju. Regjistron audio dhe video nga webcam-i, ruan kërkimet, bllokon site të ndryshme, ju lajmëron nëse disa fjalë kyce që ju keni paracaktuar shkruhen në tastierë etj. Pra një monitorim i plotë i çdo veprimi që kryhet në atë kompjuter. Gjithashtu Spyrix është FREE, nuk kushton asgjë. Instalimi është i thjeshtë dhe programi është i padukshëm.

Normalisht çdo teknologji mund të përdoret për mirë dhe për keq. Kjo varet nga qëllimet e personit që e përdor. Nëse doni të monitoroni gruan apo burrin të dashur-in/ën ky program do ju shërbejë shumë, por ky shkrim është për prindërit. Ata prindër që duan të jenë të sigurt që fëmijët e tyre mos bëjnë marrëzi.

Për të marrë programin dhe për ta instaluar shikoni videonSpyrix mund ta shkarkoni këtu:
http://spyrix-free-keylogger.en.softonic.com/

Nëse doni programe të ngjashme mund klikoni linkun ku gjinden keylogger më të mirë të 2016-ës ose të kërkoni në google me fjalet: Keylogger, free, top keyloggers.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: