Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, shkruan në “Facebook” se Shqipëria duhet të përgatitet për të dalë nga kriza e pandemisë, duke bërë sa më shumë teste.

Teksa thekson se laboratorët e kujdesit parësor u shkatërruan nga Check up, Shehu shkruan se ekzistojnë në qendër e periferi laboratorë jopublikë, që me shpejtësi mund të krijojnë një rrjet efikas për realizimin e kësaj strategjie.

Mesazhi i Shehut:

Cfare fshihet mbas bllokimit anti ligjor e anti strategjik te laboratoreve?!
Shqiperia duhet (duhej) te pregatitet per te dale nga kjo faze pasive kunder epidemise per te kaluar ne ate aktive, sic e kerkon OBSh kur deklaron: test, test, identifikim, izolim, mjekim.
Dhe kjo fillon me testim te gjere, investikim te epidemiologeve me mjekun e familjes dhe konfirmim laboratorik kudo, jo vetem ne Tirane.
Fatkeqesisht laboratoret tane te kujdesit paresore u shkaterruan prej Check up, ato spitalore jane te paralizuar nga PPP e ardheshme.
Por ekzistojne ne qender e periferi laboratore jo publike, qe mund me shpejtesi te krijojne nje rrjet efikas per realizimin e asaj strategjie.
Kjo pasuri duhet cfrytezuar qofte per ekzaminimet klasike ndaj virusit, ato imunografike, apo per ato metoda qe po hidhen ne treg, si ajo gjermane e djeshme, qe ne pak dite do perhapet.
Keshtu ne duhet te shfrytezojme mundesite aktuale e te pregatisim sistemin tone edhe per zhvillimet e neserme, duke bere qe dhe qytetari te jete i subvencionuar per te tilla ekzaminime.
“Cuditerisht”, pa baze ligjore del nje urdher anti shkencor, qe u ndalon laboratoreve ne terresi edhe te mendojne per tu perfshire ne kete beteje!
Mungese vizioni, perpjekje per terr ndaj epidemise, tentative per te krjuar ne nje hap te dyte monopole te reja klienteliste private si ato te PPP per te cilat ka sinjale, apo te gjitha se bashku!?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb