Nëse edhe ju bëni pjesë te personat të cilët nuk e duan palestrën, këto gjashtë mënyra, të cilat krijojnë kënaqësi, do t’ju ndihmojnë shumë që të digjni tepricën e kalorive.

As që do të mund të imagjinoni se sa kalori në të vërtet mund të humbni gjatë aktiviteteve tuaja të preferuara, siç janë: blerja, gatimi, larja në vaskë të ngrohtë, qeshja dhe puthjet.

Dhe nëse nuk jeni ithtar i palestrës ky propozim është i shkëlqyeshëm për ju. Nëse nuk keni zëvendësim për punën në ruajtjen e shëndetit, trupi juaj djeg numër të pabesueshëm kalorish derisa merreni me aktivitetet ditore, shkruan tg.

Kënaquni në puthje të gjatë
Nëse puthjet vërtet janë të zjarrta, atëherë digjni edhe deri në dy kalori në minutë. Kontaktet intime shtojnë oksitocinën e cila ndihmon në uljen e nivelit të stresit, shtypjes së gjakut dhe rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe mund t’ju ndihmojë të digjni 60 kalori çdo gjysmë ore.
Djegia e 120 kalorive për një orë = 20 minuta vrapim.

Provoni rroba
Provoni rroba nëpër dyqane, shëtisni nga dyqani në dyqan disa orë. Do të jeni të lodhur sikur të kishit ushtruar, ndërsa mund t’i digjni edhe 130 kalori për një orë, gjë që është sikur të kishit bërë 20 pompa.

Gatuani darkën
Prisni, imtësoni, përzieni dhe tundeni derisa jeni duke gatuar. Mos përdorni aparate. Do të digjni nga 150 deri 240 kalori, gjë që është njësoj sikur të vraponit gjysmë ore.

Qeshja e mirë
Hulumtuesit kanë zbuluar që 15 minuta qeshje stërvit muskujt e barkut tuaj, dhe bashkë me to ju ndihmon të largoni stresin dhe ju qetëson. Kështu do t’i digjni 160 kalori, që është njësoj sikur të kishit punuar gjysmë ore në kopsht.

Blini artikuj ushqimorë në markete
Ndërsa jeni duke shtyrë karrocën, ju në të vërtetë bëni ushtrime për duar, këmbë dhe torzo.
Gjithashtu, këto pjesë i ushtroni edhe derisa ngrini dhe ulni artikujt e rëndë.
200 kalori në blerje = 40 minuta lojë badminton (lojë me raketa, e ngjashme me tenisin).

Dushi i dytë i ngrohtë
Dushi nuk është vetëm mjet për qetësim dhe pastrim trupi. Nëse temperatura e ujit është e lartë, do të digjni deri në 140 kalori, gjë që është e barabartë me 15 minuta not.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: