Një vajzë në Afrikën e Jugut është sulmuar nga një ‘kobra’, teksa ishte duke marrë rreze dielli, në një park afër liqenit Robertson. Por zvarraniku nuk arriti ta kapte në befasi vajzën, e cila e kapi prej koke në fluturim, duke shmangur sulmin e gjarprit.

Videoja është publikuar ne internet, ku ka marrë klikime dhe komente të shumta. Shumica mendojnë se bëhet fjalë për një mashtrim, pasi në pjesën e poshtme të ekranit duket hija e njw kallami peshkimi, që drejton gjarprin.

“Ju mund të shihni hijen e një kallami peshkimi që është duke lëvizur gjarprin. Por shaka e bukur ishte. Gjarpërinjtë nuk lëvizin në një vijë të drejtë. Ju mund të shihni kallamin e peshkimit “- shkruajnë komentuesit.

Më pas personi që ka publikuar videon ka shpjeguar se ishte një shaka për të trembur motrën e tij, por ajo ka reaguar mjaft mirë, në një mënyrë që askush nuk e priste.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: