Çfarë do të bënit nëse një ditë në jetën tuaj do të ishit Jeff Bezos? Nëse ju erdhi e papritur si pyetje po ju tregojmë disa “mënyra” si miliarderi i shpenzon paratë e tij.

Një vit më parë, Bezos pagoi 6.2 miliardë paund për një raketë që e çoi atë 65 milje në hapësirë – kështu që gjërat e tjera për Jeff janë ledhatime të lehta. Themeluesi i Amazon, së fundmi është fotografuar teksa kalonte në Mayfair në Londër me xhinse të bardha “Brunello Cucinelli” prej 600 paund, ndërsa do të darkonte në “The Wolseley”.

Bezos ishte dorë për dore me të dashurën e tij Lauren Sanchez. Ajo kishte veshur një minifustan të bardhë dhe një varëse me sy rreth qafës. Në fillim të kësaj jave themeluesi i Amazon shijoi një turne privat në Pallatin Buckingham para darkës në një klub privat me Tom Cruise.

Ai mendohet se ka shpenzuar 90 £ për biletë për deri në 30 anëtarë të familjes së tij që do të shfaqen në ekspozitën e artit të pallatit të hënën.

Biznesmeni, i cili ka një pasuri prej 121 miliardë paundsh, u raportua se ishte takuar fshehurazi me Sanchez, ndërsa ishte i martuar me MacKenzie Scott, nga e cila u divorcua në fillim të vitit 2019.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: