Të gjitha ne shqetësohemi herë pas here dhe pyesim veten, nëse partneri po tregohet 100% besnik ndaj nesh, ashtu siç ne tregohemi ndaj tij. Janë disa gjëra të vogla që na tërheqin vëmendjen dhe ndezin zilen e alarmit.

Kthehet vonë në darkë, nuk i përgjigjet telefonatave ose ka ca sjellje të çuditshme. Por e dini se kush mund të japë të gjitha përgjigjet e duhura, sesi ta njihni një tradhtar? Vetë tradhtarët.

Një sondazh i kryer nga një site ku njerëzit mund të ndërtojnë lidhje jashtëmartesore, ka zbuluar të gjitha dilemat tona. Dhe gjejeni çfarë, nuk jemi aspak paranojake!

1. Tregohen shumë të kujdesshëm me privatësinë (celulari, e-mail)

2. Mbajnë distancë nga ju dhe shmangin kontaktin në sy

3. Duken bukur, kujdesen për veten më shumë se zakonisht dhe vishen mirë

4. Nuk sillen natyrshëm, nuk shqetësohen për problemet familjare, pasi janë të fokusuar në të tjera gjëra

5. Bëjnë dush në orare të çuditshme ose fusin rrobat menjëherë në rrobalarëse

6. Harrojnë arsyetimet që kanë thënë dhe ngatërrojnë historitë

7. Tregohen shumë të dashur dhe të sjellshëm sepse ndihen fajtorë

8. Kanë shenja buzëkuqi ose aromë parfumi në rrobat e tyre

9. Shkojnë menjëherë në shtrat dhe sajojnë justifikime për të mos bërë seks

10. Mbajnë për vete faturat

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb