FRANCE – Mediat kanë publikuar një tjetër video amatore, që tregon momentet e arratisjes së dy vëllezërve Kouachi, pas masakrës në zyrat e gazetës “Charlie Hebdo” në Paris. Në video, atentatorët duken të maskuar dhe të armatosur, teksa ndalojnë makinën tip “Clio” dhe dalin në rrugë duke thirrur: “Ja morëm hakun Profetit”.

Më pas makina përballet me një mjet policie dhe vëllezërit Kouachi qëllojnë me breshëri automatiku ndaj makinës, duke bërë që policia të tërhiqet dhe ata arrijnë të largohen.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: