Ushtria në Kazakistan në një mënyrë shumë origjinale ka vendosur të rekrutojë ushtarë të rinj, për të inkurajuar ushtarët, që të vijnë dhe të bashkohen, ka organizuar spektaklin që zonjat e reja do mund të konkurrojnë për titullin e “Miss Ushtrisë”. Ministria e Mbrojtjes zgjodhi 123 ushtare më të mira femra, fotografitë e të cilëve janë publikuar në faqen ministrisë.
Vajzat u prezantuan në tre stile, në uniformë, me armë dhe në rroba civile, dhe interesante është se fotografitë janë shikuar më shumë se 30.000 herë. (er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb