Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi me 54 vota kundër, 50 pro dhe 12 abstenim kërkesën e PD për të kaluar me procedurë të përshpejtuar projektligjin që lejon hetim ndërkombëtar për çështjen CEZ. “News24” e “BalkanWeb” ka siguruar një listë të deputetëve të Kuvendit në mënyrën sesi e kanë shprehur votën e tyre ditën e sotme për këtë projektligj. Ndërkohë që deputetët e PD dhe të PS kanë qenë sinkron në qëndrimet e tyre, duke votuar të demokratët Pro projektligjit, e socialistët Kundër, ndryshe ka ndodhur me deputetët e LSI-së.

Referuar kësaj liste, i vetmi që ka votuar kundër kalimit me procedurë të përshpejtuar të projektligjit është deputeti Spartak Braho, ndërkohë që një pjesë e deputetëve të kësaj partie kanë votuar Pro.
Vetë kreu i Kuvendit Ilir Meta ka votuar pro kërkesës së PD, si dhe deputetja Monika Kryemadhi.

Pro kanë votuar edhe deputetet Petrit Vasili, Vangjel Tavo, Luan Rama, Kejdi Mehmetaj, Agron Çela, Silva Caka, dhe Robert Bitri.

Ndërsa deputetet e tjerë të kësaj force politike në Kuvend, kanë zgjedhur të abstenojnë.
Ndërkaq, vihet re fakti se ish-kryeministri Sali Berisha, pavarësisht se ka qenë i pranishëm gjatë diskutimeve në seancën e sotme parlamentare, nuk i është bashkuar votimit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: