TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë publik sot sloganin e ri që do të prijë këtë forcë politike në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, ku do të votohet për 61 kryetarë bashkish. Duket se një prej plagëve sociale më të ndjeshme në vend do të jetë pjesë e ofertës së LSI-së për shqiptarët.

“Më shumë shërbim dhe punësim”, është slogani i LSI-së. Maxhoranca do të futet në garë në këto zgjedhje me 61 kandidatë të përbashkët me forcat e koalicionit, ku pas PS-së, Lëvizja Socialiste për Integrim ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetarë bashkie, 15 të tillë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: