Një lexues i Indeksonline nga Gjermania ka dërguar në redaksi, fotografitë e një kampi të përqendrimit të shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Gjermani.

Sadik Ajeti ka dërguar edhe një video nga kampi në Munih ku janë të përqëndruar shqiptarët. Siç mund të shihet edhe në fotografi, kushtet aty janë të tmerrshme… Nuk kanë ushqim të bollshëm dhe as vend për të fjetur.

“Vetëm sot prej orës 13:00 kanë ardhur nga Hungaria, 77 kosovarë”, thotë për Indeksonline Ajeti.
Ai thotë se sipas refugjatëve që kanë ardhur, vetëm në një kamp në Hungari, në qytetin e Szegedit, janë 400 kosovarë duke pritur për të ardhur në Gjermani. Në këtë kamp ka edhe shtetas tjerë si sirianë, irakianë, afganë, etj.

Indeksonline ka raportuar me herët se katër autobusa me kosovarë janë nisur mbrëmë nga Kosova drejt Serbisë e më pas në Hungari.

ar.sh/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb