Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, analizoi në studion e News24 procesin zgjedhor në SHBA.

Bogdani tha se deri më tani rezultati mes Donald Trump dhe Joe Biden është i ngushtë dhe vendimtar për fituesin pritet të jetë votimi me postë, që sipas tij, “Votimi me postë mund t’i japë fitoren Biden”.

I pyetur për akuzat e Trump për vjedhje votash, Bogdani u shpreh se “Po iu paraprin votave me postë, që mund ta ndryshojnë ose jo rezultatin. Trump me këto rezultate që janë, pa votat me postë, është i fituar dhe është president. Lufta më e madhe e Trump nuk ka qenë me Biden, por kundër asaj që ai e quan estabilishment. Është e padrejtë sot, në moshën e internetit dhe të lirisë së fjalës, sot fake news në rrjetet sociale është masiv. Këto kanë arritur të censurojnë disa herë presidentin dhe kjo është për t’u shqetësuar”.

Sipas demokratit, Amerika ka nevojë për të dy kandidatët, edhe për Trump, edhe për Biden, ndërsa shtoi se surpriza e këtyre zgjedhjeve janë disa vende të SHBA, si Arizona, Pensilvania, Florida dhe Teksasi.

“Amerika ka nevojë për pak nga dy të kandidatët, ka nevojë për bashkim. Një kombinim i të dyve do të ishte shumë i rëndësishëm. Gjithashtu, Amerika ka nevojë sot për më shumë lajme reale, se fake news. Por, janë votat me postë që mund të bëjnë diferencën mes dy kandidatëve. Ndaj dhe ka ende kohë për të ndryshuar rezultati, në favor të secilit.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve është Arizona, Pensilvania dhe Florida. Po ashtu edhe Teksasi me rezultatin shumë të ngushtë, pasi ka qenë bastion i republikanëve, por tani shkoi shumë ngushtë”, u shpreh ish-deputeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb