Copëzat e raketës kineze, e cila u lëshua në hapësirë pak ditë më parë, vijojnë të mbajnë në panik shumë qytetarë në botë. Ajo pritet të hyjë në atmosferën e tokës këtë fundjavë dhe janë një sërë vendesh që rrezikon të bjerë.

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka parashikuar se “zona e rrezikut” përfshin New York, të gjithë Afrikën dhe Australinë, Japoninë dhe Spanjën, Portugalinë, Italinë dhe Greqinë.

CNN shkruan se lajmi mirë është fakti se mbetjet e raketës 22 tonëshe dhe rreth 100 metra të gjatë paraqesin shumë pak kërcënim për sigurinë personale të qytetarëve.

“Rreziku që do të ketë ndonjë dëm ose që mund të godasë dikë është shumë i vogël, por jo i papërfillshëm. Ekziston mundësia, por duhet theksuar se rreziku është shumë i vogël. Kështu që nuk do të humbisja asnjë sekondë nga gjumi im për të menduar për këtë”, i tha CNN Jonathan McDowell, një astrofizikant në Qendrën e Astrofizikës në Universitetin e Harvardit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb