Po dalin çdo ditë probleme nga dhomat e zhveshjes së Barcelonës pas barazimit me Seltën, ku thuhet se pas takimit ekipi ka zhvilluar një mbledhje në të cilën Leo Mesi dhe Luiz Suarez kanë shpallur të padëshiruar zëvendëstrajnerin e katalanasve, Eder Sarabia.

Për ta konfirmuar këtë zhurmë po qarkullon një video në të cilën gjatë pushimit të vogël për t’u freskuar, asistenti i Setienit provon t’i japë udhëzime numrin 10 të Barcelonës, por ky i fundit e injoron në mënyrë të dukshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb