Fjala është për xhinset të cilat kanë një formë pak më ndryshe dhe mund të thuhet disi retro! Xhinset e zbardhura që përciptazi ndjekin linjën e trupit dhe shkojnë deri nga mesi i pulpës dhe vazhdojnë të zgjerohen në një trapez të vogël.

Këmbët e pantallonave xhinse që shkojnë deri te mesi i pulpës janë të qepura në mënyrë të vrazhdë dhe të prera jo barabar, ndërsa penjtë lëshohen të lirë.

Xhinset që i ka veshur Emma Roberts kanë bel të lartë dhe vizualisht zgjasin figurën, për ç’arsye do t’i admirojnë pothuajse të gjitha femrat, të cdo moshe dhe do të jenë trend i 2016.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: