Jack Wilshire, i transferuar këtë verë nga Arsenal te West Ham, ka zbuluar në një intervistë të fundit se Arsene Wenger është shkarkuar nga klubi i ‘topçinjve’.

Tekniku francez në fund të sezonit deklaroi se kishte ardhur koha të largohet pas 20 vitesh, por duket se ky vendim ka qenë i influencuar për të fshehur të vërteten.

“Isha në vitin e fundit të kontratës dhe fola me trajnerin e asaj kohe, Arsene Wenger, i cili më tha se nuk do të ofronte një kontratë të re dhe se mund të largohesha,” shprehet Wilshere për BBC Sport.

“Por gjatë asaj kohe unë kam qenë i dëmtuar, dhe ishte e vështirë, pasi nuk isha mirë fizikisht dhe nuk po luaja. Kështu që vendosa të qëndroj dhe mu ofrua një kontratë e re në janar, por më pas Wenger u shkarkua.

“Ishte e çuditshme. Askush nuk e priste. Ishte një moment që ndryshoi gjithçka për mua.”

Kujtojmë se Wilshire ka qenë një nga lojtarët e preferuar të Wenger, por futbollisti nuk arriti kurrë të ngrihej në lartësinë që pretendonte francezi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb