KOSOVË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes për “integrimin e drejtësisë” dhe ka deklaruar se pret zbatimin e marrëveshjeve.
Jacobson i ka bërë këto komente në Tëitter, pasi kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, kanë arritur marrëveshjen për drejtësinë paraditen e sotme, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Marrëveshja është arritur pas më shumë se katër orë bisedimesh. Në një komunikatë të Mogherinit është thënë se dy kryeministrat “kanë përmbyllur një kapitull kritik për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb